Marina Vjollca sfidon Alketa Vejsiun, zbulohet emisioni në televizionin e ri

293
fresco

Largimi i Marina Vjollcës nga TCh ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë u zbulua se ajo do të ishte në Tv Klan.

Si fillim nuk u dhanë detaje se çfarë emisioni do të ketë Marina në këtë televizion, por Xing ka zbuluar së fundmi se ajo do të jetë në një konkurrencë me Alketa Vejsiun.

midle

Marina do të drejtojë një emision muzikor, i cili është një format francez i përshtatur.

Nuk dihen ende detaje të tjera rreth këtij emisioni, por që pritet të startojë në sezonin e ri.

Alketa Vejsiu, nga ana tjetër drejton disa emisione muzikore që prej kohësh, por duket se tashmë, do të ketë një konkurrente të fortë.

Comments