VMRO-DPMNE: PPS institucion politik, i drejtuar nga LSD; LSDM: përfundoi koha e presionit mbi gjykatësit

165

Sipas partisë së Gruevskit, të gjitha procedurat e hapura nga prokuroria e Katica Janevës janë tendencioze dhe politikisht të motivuara.

“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk e ka në plan t’i bëjë obstruksione drejtësisë, sepse nuk ka bërë asnjë vepër penale dhe gjithmonë ka punuar sipas kushtetutës dhe ligjit. Kërkesat për paraburgim nga PPS për udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së ishin dëshirë e Zaevit me të cilin pretendon të eliminojë frikën nga humbja që e pret në zgjedhjet lokale”,- deklaroi Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.

Por, LSDM në reagimin e saj ka theksuar se “ka mbaruar koha kur VMRO ka bërë presion mbi gjyqësorin”.

“VMRO-DPMNE 11 vjet politizojë gjyqësorin dhe me anë të “Swarovski” instalimeve nga fletorja e Gordana Jankullovskës e ka keqpërdorur sistemin e gjyqësorit për të kryer persekutimet dhe të përballet me kundërshtarët e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij”,- thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së.

Sipas socialdemokratëve, Maqedonia do të jetë një shtet i së drejtës dhe kushdo që ka bërë ndonjë krim do të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare ose politike.

Comments