I mbijetuari 17 vjeçar i aksidentit tragjik me lëndime të rënda

234
fresco

I mbijetuari i aksidentit tragjik i cili ndodhi tek rrethrrotullimi në Lakrishte, Prishtine, është Q. Alidemaj i moshës 17 vjeçare, njofton Klan Kosova.

Ai aktualisht është duke marrë tretmanin e nevojshëm në QKUK, ku edhe kanë bërë të ditur që gjendja e tij është stabile, megjithatë 17 vjeçari ka pësuar lëndime të rënda këtu duke përfshirë brinjë të thyer dhe gjakderdhje në mushkëri.

Ndërsa katër personat e vdekur, janë dy meshkuj. E. Alidemaj 53 vjeçar dhe E. Alidemaj 50 vjeç, ndërsa dy femrat janë G. Alidemaj 50 vjeçare dhe N. Alidemaj 47 vjeçare, ka konfirmuar për Klan Kosovës, Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Familja Alidemaj ishte duke udhëtuar nga Mitrovica në drejtim të Ferizajt, ndërsa makina është me targa të Gjermanisë.

Njësia e Hetimeve Regjionale janë duke kryer hetimet e nevojshme dhe gjatë ditës do të bëhen të ditur edhe shkaktarët e aksidentit.

Comments