8 milionë francezë, panë mbrëmë këtë reportazh për Shqipërinë (Video)

297

Kryeministri Edi Rama, uron një ditë të mbarë në përshëndetjen e tij të mëngjesit, me një reportazh fantastik për Shqipërinë, i cili është ndjekur nga rreth 8 milionë frnacezë.

Rama thotë se ky reportazh i bukur për turizmin e Shqipërisë, është transmetuar në edicionin e orës 20:00 në “TV France2” duke arritur edhe një rekord shikueshmërie prej 8 milionë qytetarësh francezë.

Reportazhi, të cilin mund ta ndiqni në videon më poshtë, është realizuar nga një gazetar francez dhe paraqet disa prej pikave kyçe turistike të Shqipërisë.

MIRËMËNGJES 😀dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë reportazh të bukur për turizmin e Shqipërisë, transmetuar në edicionin e orës 20:00 në TV France2 duke arritur edhe një rekord shikueshmërie prej 8 milionë qytetarësh francezë 🌹http://www.francetvinfo.fr/economie/emploi/metiers/restauration-hotellerie-sports-loisirs/albanie-nouvelle-destination-bon-marche_2301183.html

Posted by Edi Rama on Donnerstag, 27. Juli 2017

Comments