Vlorë: Të shtëna me armë, vdes një person
Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë.
Një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë zonës së Lungomares, shkruan Ora News.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri.
Burime nga Policia e Vlorës thonë se viktima, i cili mendohet se është rreth 22 vjeç ka qenë duke udhëtuar më biçikletë kur është ndaluar nga dy persona dhe më pas është qëlluar 5-6 herë me armë.
Mësohet se i riu ka bërë rezistencë, duke tentuar të vetëmbrohej me një armë të ftohtë.
Policia ka ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.