Sllatinë : Shtylla elektrike rrezikon të rrëzohet , askush nuk merr masa, rasti është lajmëruar nga banorët-Foto

335
fresco

Një shtyllë e drunjtë elektrike rrezikon jetën e shumë banorëve në një zonë të Sllatinës.Ajo mund të rrëzohet në çdo moment , ndërsa shumë shtëpi furnizohen me energji elektrike përmes saj .Banorët thonë se rastin e kanë lajmëruar ndërsa askush nuk ndërrmer asgjë.Ata thonë se kur do të ndodhë një tragjedi atëherë përgjegjësia do të bie mbi ata ekipe që janë të specializuara brenda EVN-së për ta rregulluar ose vendosur një shtyllë tjetër sigurie.

Banorët e asaj zone thanë për Faktiditor se janë paraqitur për këtë çështje por shqetësimi i tyre ka hasur në vesh të shurdhër .Ata kërkojnë me urgjencë të intervenohet sepse është një lagje shumë e frekuentuar dhe aty shtylla e drunjtë e kalbur krejtësisht numëron mbase ditët e fundit ./Faktiditor.ch/.

Comments