Keidi Bare fiton me Atletico Madrid trofeun ‘Audi Cup, Liverpool i pafat me 11-metërshat

185
fresco

Atletico Madrid dhe Liverpool po diskutojnë mes tyre finalen e “Audi Cup”. Ky takim luhet në “Allianz Arena” të Mynihut.

Në minutën e 34-t zhbllokohet rezultati. Talenti shqiptar, Keidi Bare, kalon ekipin spanjoll në avantazh me një gjuajtje me kokë. SYRI.net

Në pjesën e dytë anglezët barazojnë shifrat. Firmino në minutën e 82-të gjuan saktë nga pika e bardhë dhe 1-1.

Me këtë rezultat mbyllet koha e rregullt dhe për të përcaktuar fituesin nevojiten gjuajtjen e 11-metërshave. Spanjollët tregohen perfekt nga pika e bardhë, duke shënuar pesë gjuajtjet.

Për Liverpool gaboi Hederson, duke i dhënë mundësinë Atleticos së Madridit të fitojë 5-4 me penallti dhe të ngrejë trofeun “Audi Cup”.

Comments