‘Beqir Ajazi, princi i kujtimeve në letrat shqipe, mbylli sytë përgjithmonë’

Nga Sali Berisha.
Beqir Ajazi, njeri nga shkrimtarët tanë më të shquar, mbylli sytë përgjithmonë. Ai ishte një dëshmitar i pamposhtur, por dhe një zëdhënës i pavdekshëm i të vërtetave shqiptare në tërësi, dhe në veçanti i kalvarit të burgjeve dhe kampeve të shfarosjes së diktaturës hoxhiste, në të cilat ai, si kundërshtar i saj kaloi dekada të jetës së tij.
Princ i kujtimeve në letrat shqipe, Beqir Ajazi ka lënë disa kryevepra të pavdekshme të kësaj gjinie kushtuar dhimbjeve, sakrificës, qëndreses, virtytit, shpirtit të pamposhtur të njerëzve realë për vlerat dhe parimet që beson, por edhe barbarive, primitivizmit, urrejtjes shtazore, torturave që shqiptarë me pushtet terrorist, xhahilë e kriminelë ushtruan ndaj tij dhe dhjetra e qindra mijëra shqiptarëve të pafajshëm, elitë e kombit, njerëz të thjeshtë, atdhetarë të flaktë, fëmije, gra, vajza, djem, nëna, baballarë për 46 vite me rradhë në kasaphanën e luftës së klasave të diktaturës hoxhiste.
Ky burrë i shquar rrnoi për të na treguar!
Mirënjohje të pakufishme ndaj tij!
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij për largimin nga jeta e njeriut të tyre të dashur, le te lutemi ne të dashur miq, që shpirti i të ndjerit Beqir Ajazi të gjejë paqen e merituar!

