Kapen turqit në Shkup me pasaporta false të Kosovës, ja si ishin siguruar

Të martën në ora 11 e 15 në Aeroportin e Shkupit janë arrestuar pesë shtetas të Turqisë , duke tentuar të lëshojnë Maqedoninë.
Gjatë kontrollimit të pasaportave është konstatuar se pasaportat kosovare që i kanë poseduar, si dhe vula postulore turke në to, janë të falsifikuara, shkruan Gazeta Lajm.
Pas bisedave të kryera, ato kanë pranuar para policisë se pasaportat i kanë blerë nga 2.000 euro një, prej një personi të panjohur nga Kosova.
Pasi janë arrestuar, ata u janë dorëzuar inspektorëve policorë për procedurë të mëtejme.

