OBRM-PDUKM: Nga paaftësia e LSDM-së erdhi viktima e parë e zjarreve

182

Qasja joadekuate e LSDM-së ndaj krizës së zjarreve mbrëmë shkaktoi viktimën e parë në fshatin Luboten të Shkupit, ku është gjetur trup i djegur njeriu. Me reagim në kohë të duhur të institucioneve kjo viktimë mund të shpëtohej, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM.

‘Duhej të humbet jetë njeriu që më në fund qeveria e Zaevit të mbajë mbledhje koordinuese për zjarret. LSDM-ja duhet të fillojë të punojë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në vend se të sjellë ligje në mënyrë të fshehtë me mbledhje të natës.LSDM-ja patjetër duhet të mbajë përgjegjësi për zjarret, të cilët, për shkak të reagimit të vonuar dhe lokalizimit të pasuksesshëm kanë sjellur një situatë kaotike, të rrezikshme për ambientin dhe jetën e njeriut’, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në fshatin Mogilec 5 familje mbetën pa kulm mbi kokë, dëme të mëdha materiale janë shkaktuar nëpër shumë fshatra të Poreçit, janë djegur sipërfaqe të mëdha të pyllit në pjesën më pyjore të vendit.

Comments