Dikur grekët e vranë në majë ballkonit, por sot Arvanitësja është heroina kombëtare e tyre

411

Thonë se një njeri i madh edhe vdekjen e ka të tillë, të madhe, por nuk do të ishte kështu për heroinën arvanitase, Bubulinën.

Ajo është një nga njërëzit më të vlerësuar në Greqi sepse ka luftuar me mish e me shpirt për çlirimin e atij vendi që ishte bërë mikpritës për të dhe gjithë shqiptarët e tjerë pas vdekjes së Skënderbeut.

Ajo ka lufuar dhe ka luftuar vërtetë si një bishë e vërtetë, arriti deri aty sa të bëhej tmerri i Egjeut e Mesdheut, por çfarë i ndodhi asaj, si vdiq, pse vdiq e ku ndodhet varri i saj?

Një nga pyetjet e para që vizitorët e huaj bëjnë kur shkojnë në Specaj është se duan të dijnë se ku ndodhet varri i Bubulinës, por duhet të përgatitesh që mos të marrësh asnjë përgjigje. Askush nuk e di me saktësi se ku ndodhej varri i saj edhe pse mban mbi supe titullin e heroinës…

Në mjergullën e kohes, ky detaj kishte humbur, ndoshta nga mënyra e trishtë e vrasjes së saj. Ajo nuk ishte vrarë në luftë, por thjesht në gjaknxehtësi e sipër nga njerezit e të dashurës së birit të saj.

Një plumb në ballë e kishte shuar jetën e kësaj trimeje që kishte përballuar aq e aq herë vdekjen në det. Ishte 22 maji i vitit 1825. Revolucioni grek kishte trimfuar.

Atë vit, edhe pse lufta kishte mbaruar, ajo vazhdonte të qendronte e veshur me fustanellën e saj dhe armët e ngjeshura në brez. Bubulina ishte tërhequr nga skena politike dhe mendonte për fëmijët e saj kur dyndja sërisht e otomanëve drejt Greqisë së lirë e bëri t’i pergjigjet përsëri kushtrimit të luftës.

Si mund ta linte vetëm të dashurin dhe idhullin e saj, Kolokotronin, “plakun e Moresë”, këtë kleft trim të një gjaku që i kishte dalë zot Greqisë?…

E çuditeshme që jeta e një heroine të tillë kishte përfunduar në një vrasje zemërate. Djali i saj kishte rrembyer një vajzë të Specajt dhe ditën që do të largoheshin nga ishulli, burrat e familjes së vajzës rrethuan shtëpinë dhe qëlluan mbi Bubulinen.

Një javë më pas, në Specaj do të vinte dekreti i perandorit rus, i cili për merita të veçanta, e shpallte Bubulinën admirale të flotës ruse të Egjeut.

Që nga ajo kohë emri i Bubulinës, i kësaj zonje të madhe apo “megali qiria”, siç i thonin bashkëpatriotët e saj, hyri në legjendë, në këngët popullore që nisën të këndoheshin nga njeri fshat në tjetrin, nga njëri brez në tjetrin.

Shumë libra u shkruan për të. Flamuri i saj me shqiponjën mbi një fushë të kuqe, të shndëruar më pas në blu, rrethuar nga një shirit i kuq, valevitej tashmë majë çatisë së shtepisë.

Vite me radhë ai flamur ishte ngritur mbi anijen e saj, nga një betejë në tjetrën, nga Argosi, në brigjet e Patras, Prevezës, Akarnisë e brigjeve të Peloponezit.

Ai flamur e kishte çuar në Tripolica ku do të takonte trimin tjetër arvanitas, legjendarin Kolokotroni, të cilin do ta dashuronte që ditën e parë që do ta takonte.

Por pavarësisht gjithçkaje ja si janë shprehur njerëzit më të mëdhenj të fillimit të shekullit të XX.

Kështu i këndonte Naim Frashëri asaj dhe trimit arbëresh Kanarit:” … Bubulina dhe Kanari bir shqiptar dhe bij shqiptari…”

Në majin e vitit 1825 vdiq Bubulina, e vranë në Specia tradhëtisht, jo në fushëbetejë.

Një nga historianët e shumtë grek ,Diege Seria, shkruante për humbjen e Bubulinës:” Duart e një vrasësi e derdhën atë gjak, që gjatë betejave , hekuri i armikut e kishte “respektuar” për tu kushtur lirisë…”

Ndërsa Michael Kokinaris thotë kështu për Bubulinën:” Ajo e filloj revolucionin dhe ishte e vetmja grua në histori që ju dha titulli i madh Gruaja e Parë Admirale nga Perandori rus…”

Kurse italiani Periviane Xekini theksonte:” Bubulina ishte aq guximtare, sa në det ashtu edhe në tokë, i njihte rreziqet dhe vetëm i përbuzte, ajo luftonte vetëm për lirinë.

Edhe pse kanë kaluar shekuj, që në kohën kur stërgjyshërit e saj kishin lënë Arbërinë, por edhe Bubulina nuk e harroi atdheun e saj të dashur, Shqipërinë.

Historianët dhe biografët e saj thonë që Bubulina u jepte urdhëra detarëve të saj trima nëpër beteja vetëm në gjuhën shqipe.

Ishte kjo gjuhë që i ngriti në këmbë fshatatrët arbëresh të Buas, të Spatës, të Lalës, të Laskës, Lopësit, Muzaqit.

Ajo luftoi kundër armikut të përbashkët të Gadishullit Ballkanik. Historiani Hijasin Hekardi në veprën e tij: ” Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Sipërme”, pasi vë në dukje se, ”historia jep provat e shkëlqyera të energjisë, zgjuarësisë dhe veprimtarisë të shqiptarëve”theksonte se:” Shqipëria i ka dhënë historisë personalitete të ndritura, njëra prej tyre ka qenë edhe trimëresha Bubulina…”

Ajo nuk ishte vrarë në luftë, por thjesht në gjaknxehtësi e sipër nga njerëzit e të dashurës së birit të saj. Një plumb në ballë kishte shuar jetën e kësaj trimeje, që kishte përballuar aq e aq herë vdekjen në det. Ishte 22 maji i vitit 1825. Revolucioni grek kishte triumfuar.

Atë vit, edhe pse lufta kishte mbaruar, ajo vazhdonte të qëndronte e veshur me fustanellën e saj dhe armët e ngjeshura në brez. Bubulina ishte tërhequr nga skena politike dhe mendonte për fëmijët e saj, kur dyndja sërish e otomanëve drejt Greqisë së lirë e bëri t’i përgjigjet përsëri kushtrimit të luftës. /Konica.al

Comments