Një shtresë e qytetarëve nuk kanë aq para, por premtojnë se do t’ua kthejnë borxhin bankës, ose dyqanjxhiut

195

Me zgjedhjen e qeverisë së re, u dha propozim për rritjen e rrogës minimale, ndërsa zbatimi do të fillojë që nga shtatori i këtij viti. Ku me një buxhet mujor prej 1.5 milionë euro, qeveria do t’i mbështetë kompanitë për të paguar rrogën minimale prej 12.000 denarëve. Nëse kjo pagë do të heq nga kriza, qytetarët e Maqedonisë, këta përfitues nuk e shohin të arsyeshme edhe këtë shumë, madje edhe ata të cilët e kanë rrogën 24.000 denarë, japin detaje se si harxhohet rroga e tyre. Ndërsa, për Xhevdet Hajredinin njohës i rrethanave ekonomike në Maqedoni dhe ish-ministër në një nga qeveritë e kaluara, mendon se ka një shtresë të madhe të qytetarëve, të cilët jetojnë në varfëri të skajshme, në Maqedoni, shkruan Almakos.

Në fillim të gjysmë vjetorit të dytë, të vitit 2017, të dhënat e anketës të Institutit për hulumtime ekonomike dhe politike “Finance Think” tregojnë se 28,4 për qind nga qytetarët e Maqedonisë nuk kanë mjaftueshëm para që ti kënaqin nevojat për ushqim dhe të paguajnë faturat, 41,6 për qind janë të shkyçur nga jeta sociale, kurse 30,4 për qind janë të pambrojtur materialisht dhe nuk munden që ti lejojnë vetes as nevojat elementare për jetesë. Ku 21,5 për qind e popullatës në Maqedoni jetojnë me 7.200 denarë në muaj. Shumë e cila nuk përkon me harxhimet mujore të qytetarëve të Maqedonisë.

Hajredini thotë për Almakos, jo vetëm statistika paraprake, por edhe shumë të tjera nuk përkon me ralitetin e jetës së njerëzve në këtë vend.

“Në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, nuk ka ndonjë statistikë precise nga e cila mund të jepen të dhëna të sakta për gjendjen. Këta janë institucione te të cilat edhe qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim, ku një ndër institucionet shtetërore është edhe enti statistikor. E dyta, ajo shtëpi që publikon këto përqindje i bën në bazë të përceptimit, jo në bazë të të dhënave”, tha Xhevdet Hajredini, për Almakos.

Ndërsa, për rritjen e rrogës minimale, Hajredini thotë se nga njëra anë, është dëshira për më shumë para në skemën e sigurimeve shoqërore dhe nga ana tjetër, është presioni i bizneseve, të cilat kërkojnë që paga minimale të mos rritet, pasi rrit koston e punës.

“E përmendni faktin që qeveria e ka rritët rrogën minimale, kjo ka një kontribut minimal, përshkak se u janë rrit rrogat atyre që janë në marrëdhënie pune. Ne kemi një shtresë të madhe të popullatës, të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, ku dhe ata nuk kanë ndonjë dobi të rritjes minimale”, tha Hajredini.

Për sa i përket fitimit të veprimtarive ekonomike është më se e domosdoshme që të rreshtohemi në nivelet që e kanë vendet që përparojnë dhe kanë nivel jo të ulët jetese, por për ata që mbijetojnë nga veprimtaria ekonomike që nuk e kanë të rregistruar në regjistrin qëndror kanë të ardhura sa të mbijetojnë .

“Nëse thuhet se ka ekzistuar një rrogë 7 mijë denarë, poashtu është shumë e rëndë t’i besohet përshkak se, këtu ka ekonomi informale. Njerëzit merren me veprimtari ekonomike, e cila askund nuk evidentohet në Maqedoni, kështu që gjinden ato nëpër fshatra, ruajnë ndonjë bagëti, kanë të ardhura minimale nga buqësia, ata askund nuk janë të regjistruar, por njerëzit me atë ekzistojnë. Kjo është karakteristika sociale e banorëve të Maqedonisë.

Mandej, dihet se në Maqedoni hynë shumë para të qytetarëve nga bota e jashtme, kurbetqinjtë i financojnë ose i dërgojnë para prindërve, farefisit të afërt edhe kjo nuk evidentohet, ku këto para janë burim i ekzistencës së tyre, 100 euro, 200 euro apo më shumë u japin bakshish. Kjo shtrese e ulët, në pikpamje material, në Maqedoni gjendet në këtë situatë. Duhet një analizë e dyanshme.

Ato që lidhen me kreditë, kjo shtresë është e përjashtuar nga mundësia që t’i drejtohet bankës, sepse ata nuk janë në gjendje të kthejnë ato para, në bankë. Ata nuk kanë asnjë raport me bankat.

Ata që kërkojnë kredi janë një shtresë pa më e pasur. Të varfër janë, por jo t’u drejtohen bankave ose shitoreve, ju jeni vetë dëshmitarë se tregtarët detyrohen të shesin edhe te ato që nuk kanë para, por premtojnë. Edhe i shkruajnë në një fletore, tregtarët nëpër lagje, ku këta ankohen se shesin mall, por para nuk kanë. Ku njerëzit e varfër e marrin bukën, por thonë do ta paguajmë të nesërmen.

Çajtoret detyrohen të mbyllen, se edhe çajin nuk kanë ta paguajnë 20 denarë. Kjo shtresë jeton në këtë mënyrë në shtetin e Maqedonisë.

Prandaj edhe institucionet e huaja në bazë të këtyre dukurive, që vijnë këtu dhe bëjnë anketa, vijnë në përfundim se ka një shtresë, e cila nuk ka mundësisi kursesi që të sigurojë mjete financiare minimale, për jetesë, veçmas ata që janë pa punë. Jo të gjithë ata që janë pa marrdhënie pune, janë të varfër, disa prej tyre kanë, por nuk paraqiten në ent, për të shfrytëzuar disa benificione të tjera”, thotë Xhevdet Hajredini, për Almakos.

Hajredini shton se varfëria shprehet te gjendja ekonomike e vendit, se nuk paguajnë ujë, rrymë, etj, ku edhe ndërmarrjet publike paraqiten në humbje. Edhe ata që punojnë në ndërrmarje private marrin rroga shumë të vogla. Edhe punëdhënësit do të detyrohen t’i nxjerrin prej pune, se ata kanë paguar diku 9,000 denarë, ndërsa tani është i detyruar 12.000 denarë.

Ndërsa, disa qytetarë thonë, për Almakos, se nuk arrijnë të përmbushin gjërat elementare me të ardhurat nga puna.

“Unë punoj shitës dhe rroga arrin 7.000 denarë, me këtë pagë, vetëm ushqej familjen, nuk më mundësohet as për veshje, as për sanimin e shtëpisë së rënuar”, tha Hajtar Asani, për Almakos.

Një banor, i cili merr një pagë të majme, në krahasim me shtresën e ulët, thotë se shuma që përfiton nga puna e harxhon për borxhet ndaj shtetit dhe bankës.

“Marr shumën prej 24,000, ku në muaj paguaj 6.200 denarë në bankë, për kredin e marrë në shumën prej 6.000 euro, të konvertuar në denarë. Taksat komunale paguaj 7.300 denarë, ky çmim ndryshon, varësisht nëse është dimër apo verë. Për ushqim, vlera minimale 6.000 denarë, ndërsa minur 3.000 denarë jam në rrogë, përshkak të nevojave elementare. Pra, shuma e rrogës nuk korespondon me harxhimet e jetës, prandaj detyrohemi ose të marrim kredi, ose të bëjmë një punë të dytë”, tha V.B, për Almakos.

Hajredini, për standardin e jetës në Maqedoni thotë se rritja e çmimeve të produkteve do të vështirësonte edhe mëtutje jetën e qytetarëve.

“Ne tani kemi një stabilitet makroekonomik, pra nuk kemi ndonjë inflacion të dukshëm, gjë që është positive, se po të kishim inflacion pasojat do të ishin shumë më dramatike për shtresën e të varfërve dhe me këto rroga të vogla, se në atë rast rriten çmimet e punëdhënësit nuk u japin rritje të rrogës ashtu siç rriten çmimet, mirpo tani kemi një stabilitet makroekonomik”, tha Xhevdet Hajredini, ish ministër.

Comments