Si planifikonte Enver Hoxha ta sulmonte Jugosllavinë pas vdekjes së Titos për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë

221
fresco

Historiani rus Artyom Ulunjam në tekstin e tij “Operacioni sekret Shpërthimi” shkruan se lideri komunist Enver Hoxha kishte përgatitur një operacion ushtarak kundër Jugosllavisë pas vdekjes së Josip Broz Titos, shkruan revista “Jutarnji list”, transmeton InfoPress.

Në fund të viteve 70 dhe në fillim të viteve ’80 të shekullit të kaluar, në takimet sekrete të liderëve komunistë shqiptarë është planifikuar operacioni ushtarak “Shpërthimi” me anë të të cilit planifikohej bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, pjesë të Malit të Zi dhe Maqedonisë, të banuara me shumicë shqiptare, shkruan Ulanjam.

Liderët komunistë të Shqipërisë sipas tij përgatitnin skenarin në mënyrë që pas vdekjes së kryetarit të Jugosllavisë së atëhershme, Josio Broz Tito, do të zhvillohej një luftë për pushtet në mes të liderëve të ish-Republikave të Jugosllavisë.

Ulunjam, përndryshe ekspert i njohur për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan, nga Instituti rus për historinë e përgjithshme, informacionet e supozuara thotë se i ka marrë bazuar në kujtimet e ministrit të atëhershëm shqiptar të Mbrojtjes, Veli Lakaj. Sipas tij, Hoxha ishte përgatitur për “kaosin pas Titos”.

Ndonëse edhe më parë ishte spekuluar se ekziston një operacion i tillë i fshehtë, u konfirmua se udhëheqësi komunist shqiptar mendonte se në Jugosllavi do të shpërthejë një luftë e përgjakshme mes të forcave politike pro-ruse dhe atyre pro-amerikane.

Kështu ai ua paraqiti këtë plan bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë partiak gjatë vitit 1977. Që atëherë filluan përgatitjet serioze të autoriteteve shqiptare për vdekjen e Titos.

Bazuar në arkivat shqiptare dhe ruse ekzistojnë supozime që Hoxha ishte i fiksuar pas asaj që do të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos. Përpos frikës për regjimin e tij diktatorial, Hoxha kishte planifikuar ta marrë Kosovën, gjë që është vërtetuar edhe më vonë në Samitin e Helsinkit në vitin 1975 kur Shqipëria refuzoi nënshkrimin e aktit në bazë të të cilit do të përcaktoheshin kufijtë e Evropës së pasluftës.
Pasi marrëdhëniet shqiptaro-kineze u përkeqësuan, Hoxha ishte në panik nga frika e sulmeve mbi vendin e tij. Por në të njëjtën kohë bënte plane të luftës, duke duke iu drejtuar gjeneralëve të tij me shprehjen “Jemi në prag të luftës”.

Pa marrë parasysh se Hoxha kishte frikë që Kina do ti organizonte një grusht shtet, kjo nuk e ndaloi atë që në vitin 1978 të formojë “Zyrën për Kosovën.”

“Për aq sa na kanë lejuar rrethanat, me të gjitha mjetet i kemi përkrahur kosovarët. Dhe ne jemi për atë që ata të bashkohen me Shqipërinë, sepse kjo do të siguronte një unitet nacional“, i kishte shkruar Hoxha ministrit të punëve të brendshme Kadri Hazbiut. /Gazeta InfoPress

Comments