Takohen Albin Kurti dhe Mimoza Kusari
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila
Takimi është zhvilluar në një nga restorantet e kryeqytetit ndërsa shihet si përafrim i raporteve mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LAA, pjesë e së cilës është edhe Mimoza Kusari.
Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AAK-ALTERNATIVA tashmë e kanë konfirmuar prezencën në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.