Debati kuvendor për shkarkimin e Zvërlevskit vazhdon pas një ore pauzë

317
fresco

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në vazhdimin e mbledhjes së sotme kuvendore për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski dha pauzë njëorëshe me kërkesë të opozitës.

Spikeri Xhaferi në fillim citoi pjesë të Rregullores me qëllim që të ttregojë se në cilën mënyrë duhet të sanksionohen procedurat për mbajtjen e rendit në Kuvendin e RM-së dhe çfarë ëstë roli i Kryetarit të Kuvendit në atë pikëpamje.

Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE kërkoi pauzë prej një ore, për, siç tha, koordinim të grupit të tij të deputetëve.

Milloshoski në mënyrë procedurale theksoi se ai nuk e uzurpoi foltoren dhe me asnjë hap të tij nuk e ka prishur punën e Kuvendit dhe kërkoi të mos shkilet kodi zgjedhor dhe të mos interpretohet arbitrarisht kodi zgjedhor i cili është miratuar me konsensus.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, edhe njëherë, bëri me dijen për nenin 16 të Ligjhit për parandalim të korrupsionit, i cili, siç tha, është decid lidhur me obligimet për veprim rerth kërkesave të mendimeve të Komisionit për antikorrupsion dhe se mes atyre organeve që janë përjashtuar është Kuvendi i RM-së.

Theksoi se dhjetë grupet e deputetëve të formuara, siç tha, në kundërshtim me Rregulloren mund të sillen si të duan, por ai do të sigurojë kushte për punë të Kuvendit.

Mbledhja është paraparë të vazhdojë në orën 13:40.

Kryetari i Kuvendit mu në fillim të vazhdimit të sotëm të mbledhjes së gjashtë dha pauzë pasi paraprakisht deputetët nga VMRO-DPMNE-ja të pranishëm në sallë qëndruan para foltores. Pauza pasoi pasi që Xhaferi i dha fjalën deputetes Vlladanka Aviroviq, ndërsa njëkohësisht në foltore doli deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE. Pasi që Milloshoski refuzoi të largohet nga foltorja, Xhaferi kërkoi nga sigurimi të sigurojë kushte për punë sepse, siçtha, nuk i ka dhënë fjalë. Deputetët nga VMRO-DPMNE qëndruan para foltores, ndërsa kryetari i Kuvendit dha pauzë.

Paraprakisht në fillim të vazhdimit të mbledhjes së gjashtë të Kuvendit, deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE e përsëriti qëndrimin se kërkesa për shkarkimin e Zvërlevskit është e paligjshme dhe në kundërshtim me Rregulloren dhe sërish kërkoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës.

Siç ceket në arsyetim, Qeveria propozon që Kuvendi ta shkarkojë Prokurorin publik për shkak të kryerjs së funksionit në mënyrë të paligjshme, të pasaktë dhe jo mjaftueshëm në mënyrë profesionale. Në dokument qëndron edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e vet ka treguar se nuk është i aftë për kryerje të funksionit dhe se e prishpë imazhin e tij.

Comments