Gjithçka sillet rreth Shkëndijës.Përballja me Vardarin është më shumë se fitore

239
fresco

Faktiditor.ch-sport

Përplasje gjigandësh të paktën në futbollin e Maqedonisë, por më shumë se kaq e bën një ndeshje midis rivalëve të përjetshëm Shkëndija dhe Vardar.Të dyja me sytë kah kampionati por edhe te kundërshtarët e fortë Fenerbahçe dhe Milan transmeton Faktiditor.ch.

Por derbi është derbi dhe aq më tepër kur hap siparin.Vardar duket më i goditur kësaj rradhe pas përplasjeve të brendshme , ndërsa Shkëndija në superformë dëshiron të nisë marshimin drejt titullit dhe ndeshja e parë nuk është se do shpallë kampionin menjëherë, por të paktën do jep sinjale se kush do jetë skuadra që do bëjë ligjin këtë sezon.Shkëndija është më shumë favorit për t’a rrëmbyer titullin por para ka një rival që kohëve të fundit ka qenë shumë i papërshtatshëm.

Midis një ose dy fitoreve mes Vardarit dhe Milanit do ishte perfekte për klubin tetovarë ti fitonte të dyja, por për tifozët gjithnjë fitorja ndaj klubit të kryeqytetit është më e ëmbël./Faktiditor.ch/

Comments