Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë do të vazhdojë seancën e gjashtë në të cilën diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski.
Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është dorëzuar nga Qeveria, për shkak të kryerjes së punës në mënyrë joligjore, jo efikase dhe jo profesionale. Gjithashtu në tekstin e propozimit për shkarkim ceket se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimet e tij ka treguar se nuk është i aftë ta kryej funksionin e prokurorit, si dhe për atë se nuk ka inicuar proces gjyqësor për raste të parapara me ligj.
Share 0