Shiu shpëtimtar në Kondovë!

444

Shiu që ka nisur gjatë natës së mbrëmshme ka shuar plotësisht vatrat e zjarrit që kapluan mbrërmë pyjet mbi fshatin Kondovë, raporton Televizioni SHENJA. Dhjetëra hektarë tokë që u shkrumbuan mbrëmë tashmë janë shndërruar në djerrina, të mbuluara me hirin e lagur.

Shiu që nisi mbrërmë vonu u dha shpresë banorëve të Kondovës, të cilët përjetuan trishtim të madh duke u frikësuar që zjarri gjigand do të kaplonte edhe shtëpitë e fshatit. Por, ashtu siç informoi edhe mbrëmë Televizioni SHENJA, nuk ka pasur shtëpi të djegura, për shkak se fatmirësisht era e çonte zjarrin në drejtim të kundërt me fshatin.

Ndërkohë, një pjesë e banorëve të Kondëvës, mbrëmë në pjesën e parë të natës kanë qëndruar zgjuar, duke pritur nisjen e shiut shpëtimtar. Përveç zjarrit, ata janë përballur edhe me vjedhjen e disa shtëpive, pasi që vjedhësit shfrytëzuan tollvinë e krijuar dhe hynë në disa shtëpi.

Comments