Shpërthim në stacionin e trenave në Londër

415
fresco

Stacioni i nëntokësor i trenave Holborn, në Londrën Perëndimore është evakuuar pasi tymi nisi të mbushte platformën.

Pasagjerët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të madh në stacion rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, transmeton Klan Kosova.

Videot dhe imazhet e postuara online tregonin tymin që mbushte platformën dhe shërbimet e emergjencave jashtë stacionit.

Zyrtarët thanë se stacioni ishte mbyllur dhe ishin në veprim skuadrat e zjarrfikësve që kishin reaguar pas një alarmi për zjarr.

Comments