Presidenti dënon sulmin ndaj Zogajt: Të gjenden sa më parë autorët e krimit

322

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar ashpër sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ky sulm është “i papranushëm, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës dhe përpjekjeve tona për forcimin e sundimit të ligjit”.
Ai ka ftuar Policinë e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë “që të ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të gjejnë autorët e këtij krimi”.
“Drejtorit Zogaj i uroj shërim sa më të shpejtë”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

Comments