
Në Vuthaj, si atraksion i rëndësishëm turistik është Muzeu Etnografik, i cili është i vendosur në një pjesë të Kullës së Familjes Çelaj dhe e cila është ndërtuar pothuajse para 150 vjetësh.
Ciceroni i këtij muzeu, Ramok Çelaj, shpalos në detaje koleksionin i cili konsiderohet thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore e shpirtërore të kësaj treve.

