Real Madridi e nis kampion, mposht Deportivon dhe merr kreun e La Liga-s

274

Real Madridi e nis sezonin e ri të La Liga-s me fitore të pastër ndaj Deportivo La Corunas, njofton SYRI.net.

Kampionët e Spanjës fituan 3-0 në transfertë dhe me këtë rezultat marrin menjëherë kreun e klasifikimit falë golavarazhit më të mirë se rivalët.

Në pjesën e parë Bale zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të, ndërsa në të 27’ dyfishoi Casemiro.

Pjesa e dytë u kontrollua nga madrilenët, të cilët shënojnë në minutën e 62-të me Toni Kroos.

Vendësit fitojnë një 11-metërsh në fund, por e humbasin rastin e mirë për të shkruatuar difefrencën e golave.

Rezultati final 3-0 e nxjerr menjëherë skuadrën e Zidane në krye të renditjes, teksa e ndjek Barcelona që edhe ajo fitoi sot 2-0 me Betisin.

Comments