Haradinaj: Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e saj

256
fresco

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, duke thënë se Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë dhe demokracinë e saj.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Bajram Rexhepi ishte një personalitet i rëndësishëm në Kosovë dhe një mjek i shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.

Postimi i plotë:

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje. Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. I qoftë i lehtë dheu”, përfundon ngushëllimi i Haradinajt.

Ngushëllime kanë shprehur edhe ministri në detyrë i MASHT, Arsim Bajrami, ai i MPB-së – Skender Hyseni, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, dhe kryetari i Nismës, Famir Limaj.

Comments