AHMETI: Kontributi i Bajram Rexhepit do të mbetet i pashlyeshëm
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka ngushëlluar për vdekjen e ish kryeministrit Bajram Rexhepi.
“Miku im, Bajram Rexhepi, kryeministri i parë i Kosovës, sot ka ndëruar jetë duke lënë këtë botë, familjën, Kosovën dhe miqtë e tij kaq herët, kaq shpejt.
Do ti kujtoj virtytet e tija me mall, ndërsa kontributi i tij për Kosovën e sotme do të mbetet i pashlyeshëm.
Bashkëndjej me familjen Rexhepi dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, shkruan Ahmeti, njofton Aktuale.mk.