Varroset Bajram Rexhepi!

256
fresco

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi është varrosur në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Për ndër të tij, ishte organizuar ceremoni e lartë shtetërore nën patronatin e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, raporton lajmi.net.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë figura publike ndër ta edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kujtojmë, se Rexhepi ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së djeshme në moshë 63 vjeçare, pasi ka qëndruar në koma që nga muaji prill.

Comments