Pas Dembele, Barcelona një tjetër ‘goditje’ të madhe në merkato

282

Brenda 24 orëve të ardhshme Barcelona do të zyrtarizojë transfertën e Ousmane Dembele i cili bëhet blerja më e shtrenjtë në histori të klubit katalanas.

Sipas “Mundo Deportivo-s”, drejtues të Barcelonës ditët e fundit të merkatos do të bëjnë një tjetër “goditje” të madhe këtë herë nga Liverpooli duke nënshkruar me Philippe Coutinhon, shkruan SYRI.net.

Klubi katalanas është optimist dhe po përpiqet për të ulur çmimin e brazilianit, për të cilin udhëheqësit e klubit ‘të kuq’ kanë hedhur poshtë tre ofertat e marra deri tani. E fundit ishte javën e kaluar me vlerë 125 milionë euro.

Kur kanë ngelur edhe 5 ditë nga fundi i merkatos, Barcelona pritet të hapë ‘thesin’ duke i plotësuar dëshirën Liverpoolit që kërkon jo më pak se 150 milionë Euro.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe Dortmundit është arritur gjatë një takimi në Monaco, ndërsa skuadra gjermane do të përfitojë plot 105 milionë euro plus 45 milionë të tjera bonos.

Më poshtë kemi publikuar blerjet më të shtrenjta në historinë e Barcelonës:

1. Dembele (150 milionë euro) nga Dortmundi. Talenti francez do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare dhe do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës.
2. Neymar (97 milionë euro) nga Santos
3. Luis Suarez (81 milionë euro) nga Liverpooli
4. Ibrahimoviç (69 milionë euro) nga Interi
5. Vila (40 milionë euro) nga Valencia

Comments