Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka qëndruar sot në Gostivar, njofton FLAKA.
Informacionin e ka bërë të ditur kryetari i Degës së kësaj partie në Gostivar, Rushit Veapi, i cili njëherit ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare nga kjo parti.
“Takim i kryetarit të PDSH-s Menduh Thaçi me strukturat e PDSH-s Dega Gostivar”, shkruan Veapi në profilin e tij në Facebook.
Nuk jepen informata të tjera rreth këtij takimi, por sipas të gjitha gjasave, temë e takimit duhet të kenë qenë zgjedhjet lokale, organizimi dhe veprimi i PDSH-së në Gostivar.
PDSH deri më tani nuk ka bërë zyrtarizim të asnjë kandidature për zgjedhjet lokale në asnjë qytet, edhe pse spekulime me emra ka pasur ditëve të fundit.