Kë fajëson Seri që nuk arriti të kalojë te Barcelona

370

Mesfushori i Nice, Jean Michael Seri, ka shprehur haptas zemërimin e tij në bordin e Nice, kur ishte informuar që transferimi i tij te Barcelona kishte dështuar.

“Nuk kam luajtur me Nice këtë vikend sepse nuk e kisha mendjen te futbolli. Ëndrra ime për të kaluar te Barcelona është thyer, dhe kjo për mua është e tmerrshme”, tha Seri për Mundo Deportivo.

“Pas Ligës së Kampionëve kundër Napolit, u takova me drejtorët e Barcelonës për më shumë se një orë dhe nuk më treguan asgjë që nuk kishin arritur të më transferonin. Shkova në shtëpi i lumtur, ditën tjetër i lexova lajmet. Isha i shokuar”, shtoi ai.

“Shkova në zyret e Nice që ta shoh bordin dhe ta kuptoj se çfarë ka ndodhur. Eksplodova. Muret dridheshin. Ata nuk më thanë asgjë, nuk më shikonin drejt në sy. Ata më kishin premtuar një gjë, por nuk e kishin mbajtur fjalën dhe kishin kërkuar më shumë para”, u ankua Seri.

Comments