Barcelona ofertë të fundit për Coutinhon, ja çfarë po ndodh me Liverpoolin

303
fresco

Koha e pritjes tek Barcelona po merr fund. Klubi Blaugrana ka dërguar një ofertë të fundit në drejtim të Liverpool për të marrë shërbimet e sulmuesit anësor, Philippe Coutinho.

Kjo përpjekje e fundit e Barcelonës ende nuk ka marrë një përgjigje për shkak se pronarët e klubit britanik banojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë katalanasit presin me padurim agimin në këtë vend, shkruan “Sport”, raporton SYRI.net.

Oferta e re e Barcelonës nuk e kap shifrën 150 milionë euro, por shpreson që kjo përpjekje e fundit të rezultojë e suksesshme.

Mediat britanike kishin raportuar se Liverpool ka pranuar ofertën e Barcelonës, por në momentet e fundit është tërhequr pasi ka dështuar që ta transferojë Thomas Lemarin nga Monaco.

Afati përfundimtar i transferimit në Spanjë mbyllet 24 orë më vonë se në Angli, prandaj ekziston shansi i madh për gjigantët katalanas.

/ SYRI.net /

Comments