Ky është padyshim incidenti më komik që ka ndodhur ndonjëherë në skenën e politikës botërore.
Ishte nisur të diskutonte mbi armët bërthamore, por ministri i Mbrojtjes në Pakistan është gjetur në një situatë alarmante kur papritmas i janë zbërthyer pantallonat teksa po bëhej gati të hynte në makinë.
Pamjet për fatin e tij të keq kanë mundur të filmohen dhe më pas duke bërë xhiron e botës.
Disa nga komentet më pikante thonë se ai nuk është në gjendje të mbajë pantallonat veshur e jo të diskutojë për armët bërthamore.