Merkato e verës 2017 padyshim se do të mbahet mend për transferimt e lojtarëve më shuma të çmendura parash të cilës i parapriu braziliani Neymar me transferimin e tij nga Barcelona tek PSG.
Kjo bëri që lojtareve me vlera mesatare, çmimi t’u shkojë mbi 100 milionë euro. Kështu ndodhi edhe me lojtarët e Napolit, përkatësisht me dyshen Lorenzo Insigne dhe Kalidou Koulibaly, shkruan Sovrani.info
Për mesfushorin italian, Napoli në ditën e fundit të merkatos kishte refuzuar ofertën e Barcelonës prej 100 milionë eurove, ndërsa 60 milionë të tjera klubi italian nuk i pranoi nga miliarderët e Manchester Cityt.
Dihet se Napoli është njëra nga skuadrat që pretendon titullin kampion në edicionin 2017/2018./Sovrani.info