
Kombëtares së Kroacisë i janë dashur 74 minuta për ta shënuar golin e parë dhe të fitores ndaj kombëtares debutuese, Kosovës, në xhiron e shtatë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Ndonëse kishte fituar 0:6 në ndeshjen që Kosova kishte qenë nikoqire, Kroacia hasi në probleme me përfaqësuesen entuziaste kosovare që në disa momente arriti edhe ta rrezikojë portën e vendësve.
Sidoqoftë, angazhimi maksimal i Kosovës në dy anët e fushës nuk u shpërblye pasi që ishte goli me kokë i Domagoj Vidës pas ndërprerjes që ua siguroi fitoren kroatëve të cilët tani kanë 16 pikë në kreun e grupit I.
Ndërsa Kosova tani ndodhet në pozitën e fundit të këtij grupi, me vetëm një pikë të fituar si mysafir i Finlandës në xhiron e parë të kualifikimeve.