Javën e ardhshme bien temperaturat, moti me diell e vranësira

451
fresco

Në Kosovë javën e ardhshme pritet që të ketë një rënie të lehtë të temperaturave.

Moti sipas Institutit Hidrometeorologjik do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, transmeton Klan Kosova.

Vendi do të përshkohet nga ndikimi i masave të ajrit me presion të ndryshueshëm she stabil atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Po ashtu do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mbi 7m/s.

Comments