Zv/ministri Ganiu viziton sh.f.”Liria” në Çair

Zëvëndës ministri i arsimit , Visar Ganiu, vizitoi sot shkollën fillore “Liria” në Çair….
“Gjithë nxënësve të kësaj shkolle dhe nxënësve të shkollave tjera që sot fillojnë vitin e ri shkollor, ju uroj një vit të mbarë, me shumë suksese dhe detyra që do t’i marrin para vetes t’i realizojnë. Jam i bindur që sot nxënësit kanë ardhur me prindërit dhe më të afërmit dorë për dore, por jam shumë më i bindur se ata do ta gjejnë shtrëngimin e dorës së mësuesve të cilët në jetën e tyre do të jenë shtyllë për t’u formuar dhe në aspektin arsimor dhe në atë personal”, deklaroi Ganiu.
Zëvendës ministri Ganiu, mbrëmë ndërkaq ka mbajtur një takim me të gjithë drejtorët e shkollave fillore te komunës së Çairit dhe Butelit.
Në takim u bë fjalë për menaxhimin e arsimit fillor, përgatitjen e shkollave për vitin shkollor 2017/2018, kushtet që shkollat u ofrojne nxënsëve dhe nevojat e shkollave për zhvillimin e mirëfilltë të procesit edukativo-arsimor.

