Valë e re ikjesh nga Kosova? (VIDEO)

393
fresco

Një numër më i madh njerëzish është parë sonte në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Dëshmitarët i kanë thënë KTV-së se shumë prej tyre janë nisur në Gjermani, e të tjerë kanë marrë informacione për mënyrën e arritjes atje, që mund të paralajmëroj një valë të re ikjesh.

Vjet më parë pati ikje të madhe të qytetarëve nga vendi, me synim Gjermaninë.

Ka disa ditë që autobusë të shumtë me qytetarë po nisen nga Prishtina për në Beograd më pas për të dal ilegalisht drejt Hungarisë dhe vendeve tjera të BE’së, raporton Magazina.al

Duke humbur shpresën në Kosovë, të rinjët kosovar po ia mësyejnë migrimit ilegal për të gjetur një jetë më të mirë. Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi e publikuar nga një qytetarë në rrjetet sociale, me të cilët ka treguar se nga stacioni i autobusëve janë nisur dy autobus të mbushur drejt Beogradit e që destinacion i tyre më pas është Hungaria dhe shtetet e BE’së.

“Tmerr fillojn prap nisjet per hungari mram dy autobusa me te ri u nisen per beograd prej stacionit autobusav prishtin ndalne imigrimin ilegal”, ka shkruar ky qytetar në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale.

Një numër më i madh njerëzish është parë sonte në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Dëshmitarët i kanë thënë KTV-së se shumë prej tyre janë nisur në Gjermani, e të tjerë kanë marrë informacione për mënyrën e arritjes atje, që mund të paralajmëroj një valë të re ikjesh.

Posted by Interaktiv – KTV on Montag, 4. September 2017

Comments