Krejt çka ndodhi gjatë shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza” (VIDEO)

405
fresco

Katedralja e “Nënë Terezës” në Prishtinë sot u shugurua.

Këtu fjalën i pari e morri delegati apostolik për Kosovën, shkëlqesia e tij Julius Janosh, i cili lexoi në gjuhën latine dekretin me të cilin Papa Françesku e dërgoi në këtë ngjarje të rëndësishme.

Ai i cili po udhëhiqte ritet fetare të kësaj ceremonie, Kardinali Ernest Simoni, foli për madhështinë e Nënë Terezës, emrin e të cilës e mban edhe kjo Katedrale, njofton Klan Kosova.

Me po kaq vlera, Kardinali shqiptar i ardhur nga Vatikani me kërkesë speciale të Papa Françeskut foli edhe për këtë objekt fetar që u bekua të martën.

Pas ceremonive të nevojshme kishtare, radha për të folur i erdhi presidentit të vendit Hashim Thacit i cili tha se tradita e shqiptarëve nuk ka bërë ndarje në mes kishës, xhamisë, manastirit apo teqes.

Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Blerta Ahmeti.

Comments