Do të ketë 2300 punësime të reja si rezultati i ndërrimit të dytë në çerdhe

246

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, thotë se mungesa e punësimeve ka ardhur si pasojë e politikave jo të mira të qeverisë së kaluara. Janë hapur çerdhe pa mbajtur llogari për nevojën e kuadrit dhe nuk janë zëvendësuar ata që kanë dalë në pension.
“Në Maqedoni mungojnë mbi 2300 punësime për momentin dhe kjo tregon shkatërrimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në 11 vitet e kaluara. Çdo të dytën ditë hapnin hapësira të reja për vendosjen e fëmijëve, ndërsa në anën tjetër nuk jepnin pëlqime për punësime në çerdhe. Kush do të punojë në çerdhe, kush merret, nuk i ruajnë fëmijët. Për këtë ne vendosëm në kontinuitet të ketë punësime në çerdhe dhe besoj se vitin e ardhshëm do të shkojmë me 10% të rritjes së të punësimeve”,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Sa i përket ndërrimit të dytë në çerdhe, që ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori, Carovska tha se vendimi zbatohet në vetëm ato çerdhe ku ka nevojë. Për momentin sipas saj ndërrimi i dytë po zbatohet në 13 çerdhe.

Comments