Nesër vazhdon debati për ligjin për përdorimin e gjuhëve

475

Në lidhje me mbledhjen e katërt të Komisionit për Çështje Evropiane në të cilën është duke u shqyrtuar Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, vazhdimi i dytë është caktuar për nesër në orën 10.00 në Salla “Boris Trajkovski” në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Në lidhje me rrjedhën e mbledhjes, me fillim në orën 12.00 fjalimet përmbyllëse do t’i mbajnë koordinatorët e 4 grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe më pas do të kalojmë në aktin e votimit.
Më së shumti deri në fund të ditës së nesërme Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve do të vazhdojë të shqyrtohet në Komisionin Juridik-ligjvënës.

Comments