Shkup, 7 shtator – SPB e Prilepit ka ngritur padi penale kundër ish ministrit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së,, Mile Janakieski dhe ndaj tre zyrtarëve tjerë për shpërdorim të pozitës zyrtare, transmeton Zhurnal.
Sipas padisë të paraqitur para Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup, Janakieski në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2010, pa një vendim të Qeverisë, e cila ka pasur në pronësi apartamente në të ashtuquajturën ndërtesë e pensionistëve, në Prilep, ka bërë marrëveshje për shtiblerje të dya partamenteve me njerëzit që ishin shfrytëzues të këtyre apartamenteve.
I dyshuari i dytë është një noter, i treti është ish Prokurori Steven Trajkovski, kurse i akuzuari i katërt është Prokurorja aktuale, Valentina Jordaanoska, të cilat kishin detyrëqë ta shqyrtojnë ligjshmërinë marrëveshjes së përfunduar, por nuk kanë marrë masa për mbrojtjen e pronës shtetërore. Në këtë mënyrë kanë lejuar shetijen e apartamentev dhe kështu kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 42 mijë euro.