Real Madrid-Barcelona mund të luhet në Azi. Drejtuesit e La Liga janë duke shqyrtuar mundësinë që këto dy klube të zhvillojnë disa takime të kampionatit spanjoll në vende si Chicago, New York ose me larg akoma në Pekin.
Një ide të tillë në vitin 2008 e kishin propozuar dhe drejtuesit e Premier League, por në atë kohë ky propozim hasi reagime të ashpra nga ana tifozëve, politikës dhe mediave.
Është vetë presidenti i La Liga, Javier Tebas, ai i cili e konfirmon një fakt të tillë. Sipas tij projekti është ende në fazat fillestare dhe po studiohet me shumë kujdes dhe ka për qëllim rritjen e të ardhurave për kampionatin spanjoll në nivele ndërkombëtare.
Duam që të rrisim reputacionin tonë në arenën ndërkombëtare. Po diskutojmë për mundësinë që disa ndeshje të kampionatit të luhen jashtë Spanjës. Sigurisht, është vetëm fillimi, por La Liga e mbështet këtë ide”, ka deklaruar presidenti i La Ligës, Javier Tebas.