Në mesnatë skadoi afati për kontroll në Listën zgjedhore

441
fresco

Në mesnatë skadoi afati për kontroll publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017, të caktuara për më 15 tetor.

Kontrolli realizohet në sektorët dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), si dhe në mënyrë elektronike në aplikacionin e vendosur në ueb faqen e Komisionit (www.sec.mk).

Sipas kontrollit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri më 6 shtator kontroll në Listën zgjedhore në sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së në vend kanë realizuar 20.081 qytetarë.

KSHZ në konferencën për shtyp më 5 shtator publikoi se deri atëherë 148.538 qytetarë i kona kontrolluar të dhënat e tyre në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së tyre.

Gjithashtu, deri në këtë datë vetëm shtatë qytetarë kanë kërkuar fshirje të të dhënave nga Lista zgjedhore, 14 kanë kërkuar që të regjistrohen në listë, ndërsa 19 ndryshim të të dhënave.

Përmes aplikacionit elektronike të Listës zgjedhore, krahas të të dhënave për vendin zgjedhor në të cilin votojnë, qytetarët do të mund ta kontrollojnë edhe qasjen në vendvotimin e tyre.

Sipas Rregullores së aksioneve zgjedhore të KSHZ-së, në afat prej pesë ditësh pas përfundimit të kontrollit publik, Komisioni duhet ta dorëzojë Listën zgjedhore deri të partitë politike të cilat, madje në afat prej pesë ditësh duhet t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre deri te KSHZ-ja.

Pas kërkesave të dorëzuara, KSHZ-ja vendos në afat prej tre ditësh.

Comments