Leo Messi e ka nisur furishëm sezonin e ri në La Liga me Barcelonën. Argjentinasi deri tani ka shënuar pesë gola në vetëm tri ndeshje.
Pas këtyre pesë golave, Messi ka shkuar në kuotën e 354 finalizimeve në La Liga dhe është tre gola afër Jimmy Greaves, që në Angli ka shënuar gjatë karrierës 357 gola.
Synimi i Messit është që të bëhet lojtari i parë në histori që shënon më shumë gola në një ligë të vetme, rekord ky që mbahet nga Gerd Muller.
Gjermani ka realizuar 365 gola në Bundesligë dhe Lionel Messi është vetëm 11 gola larg këtij rekordi.