
Komiteti i Helsinkit kërkon ndryshimin urgjent të Ligjit për pagë minimale….
Komiteti i Helsinkit kërkon ndryshimin urgjent të Ligjit për pagë minimale prej 12 mijë denarëve që u miratua në Kuvend, duke alarmuar se i njëjti në esencë nuk do ta rrisë pagën minimale në sektorët ku kërkohet përmbushje e kontributit sipas normës në punë.
Sipas Komitetit të Helsinkit, në tekstin e miratuar do të jenë punëdhënësit ata që do të përcaktojnë kontributin sipas normave në bazë të kritereve për efikasitet në procesin e prodhimtarisë.
Dhe këtu bëhet fjalë për industrinë e tekstilit, të lëkurës, këpucëve dhe atë të xehetarisë, ku paraqiten shkeljet më të mëdha të të drejtave të punëtorëve.
Prandaj, Komiteti i Helsinkit vlerëson se ligji i miratuar nuk lehtëson dialogun korrekt dhe konstruktiv për pagën minimale që duhet të ekzistojë mes punëdhënësve dhe punëtorëve.

