Vangellovski, çelës kyç për rastet e Speciales (VIDEO)

371
fresco

Me dokumente u konfirmua informacioni i Alsat M se kreu i Supremes Jovo Vangellovski, kumbar i ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, sërish intervenoi në orarin e gjykatësve. Në kundërshtim me vërejtjet nga raporti i dytë i Pribesë, ku u kritikuan ashpër pikërisht praktikat e këtilla, Vangellovski hartoi orar të ri. Transferoi gjykatës nga departamenti penal në atë civil, dhe anasjelltas. Ai vetë u sistemua në departamentin për vepra ndëshkuese, ku do të përfundojnë ankimimet e PSP-së. Përveç tij në këtë përbërje që do të punojë në materie penale janë edhe gjykatësit:

Vangellovski mes tjerash vet ka vendosur se kush do të mund të përgjohet në mënyrë ligjore nga shteti përmes masave të posaçme hetuese. Zëvendës të tij, Vangellovski e emëroi gjykatësin Xhemail Sahitin. Shefi i Supremes, në departamentin për vepra civile e transferoi ish kryetaren e Supremes, Lidija Nedellkova. Kjo e fundit, pasi Vangellovski u kthye në postin e kryetarit, ndonëse gjykatëse penale, disa herë është transferuar dhe larguar nga Këshillat që vendosin për raste të rëndësishme që kanë të bëjnë me krimin që e heton PSP-ja. Në Raportin e dytë të Pribesë, bëhet e ditur se gjykatësit e padëgjueshëm si dënim nga Penalja, transferohen të punojnë në lëndë civile. Pribe në Raportin e tij, vlerëson se gjykatësit e pandërgjegjshëm për të cilët ka dëshmi se kanë punuar në kundërshtim me ligjin, duhet doemos të përgjigjen për këtë. Kryetari i Supremes, që në muajin e parë që kur sërish mori postin e kryetarit të Gjykatës, tre herë e ndryshoi orarin e gjykatësve. Vangellovski ushtrimin gjashtëmujor të postit më të lartë në këtë gjykatë, e shënoi me disa vendime kontestuese, e liroi nga paraburgimi biznesmenin Sead Koçan, i cili dy muaj ishte në arrati. Me këtë vendim, hapi rrugën për arratisjen e dy agjentëve sekretë të DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Gjykatës Supreme në fund të korrikut, madje iu deshën katër orë për të dërguar vendimin për paraburgim, që ishte një mundësi të cilën e kanë shfrytëzuar dy kundërzbuluesit, për të cilat akoma nuk asnjë gjurmë për vendndodhjen tyre.

Comments