Nuk është në Shqipëri/ Trajneri paguan lojtarët nga xhepi i tij

254
fresco

Trajneri spanjoll, Huan Karlos Garrido, ka futur dorën në portofol për të ndihmuar futbollistët e tij. 48-vjeçari, i cili ka stërvitur edhe Villarealin, Club Brugge, Betis dhe Al Ahlin, nga korriku ka marrë drejtimin e Raya Kasablankës në Marok, skuadër që sezonin e kaluar e mbylli e treta kampionatin.

Aktualisht, klubi po vuan probleme ekonomike, duke qenë se futbollistët kanë muaj që nuk marrin rrogë dhe tani kanë nisur të kërcënojnë se nuk do të stërviten më, protestë e nisur që nga gushti.

Siç nënvizon “Marca”, Garrido ka vendosur që të shuajë këtë protestë duke i dhënë parà disa prej lojtarëve. Edhe pse nuk është një shumë e madhe (rreth 270 euro), gjesti i trajnerit ka bërë bujë.

Comments