Incidenti në punë, elektricisti shqiptar në gjendje të rëndë
Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në punë.
Bëhet fjalë për një elektricist i cili është goditur nga flakët gjatë një incidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Breshia, Itali në pasditen e djeshme.
Sipas asaj që informojnë mediat italiane, shqiptari 38-vjeçar ka qenë duke punuar kur është goditur nga një flakë e energjisë elektrike. Ende nuk dihen shkaqet e këtij keqfunksionimi.
Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë kolegët, të cilët kanë njoftuar dhe urgjencën.
Gjendja e tij ka qenë e rëndë, por fatmirësisht i vetëdijshëm.
Më pas ka mbërritur edhe helikopteri që e ka çuar në spitalin e Milanos.
Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kanë nisur hetimet për të verifikuar kushtet e punës./syri.net