Ruçi jep dorëheqjen si Sekretar i Asamblesë së PS, e zëvendëson Taulant Balla

203

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në Tiranë bëri të ditur dorëheqjen nga posti i tij si sekretar i përgjithshëm i Asamblesë së PS-së.

Ky post, siç tha Ruçi, kërkon impenjim maksimal, gjë që ai tashmë e ka të pamundur për shkak te angazhimit të tij si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

“Arsyet e dorëheqjes lidhen me detyrën e re që më keni ngarkuar. Kjo detyrë do kohë të plotë për përmbushjen e detyrave të forumit të lartë të partisë”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Ndërkohë, tashmë do të jetë Taulant Balla që do të marrë detyrën e Sekretarit të Asamblesë së PS.

Në rendin e ditës së Asamblesë Kombëtare në Tiranë përfshihen raportimet e ministrave për objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes Rama II, ndërsa pritet që vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të prezantojë emrat e zëvendësministrve të rinj.

Comments