Panço rrahu Sheqerinskën, por kush e mbron sot atë?!

586


Urim SALIHU
Sulmuesi i Sheqerinskës Panço Angellov u dënua katër vjet burg.Në vend që ditët e pleqërisë së tij t’i kalojë i qetë pranë familjes dhe miqve, ai do të shkojë prapa grilave.Ai do vuajë një dënim nga një akt qyqar jo ndaj një politikaneje më shumë se ndaj një gruaje .Por Pançoja do të jetë i nervozuar tejmase me dy pushtetet.Atë që iku duke e mbrojtur qoftë edhe me veprime të tilla që e vunë para aktit të kryer, por do jetë edhe me pushtetin e ri që e dënoi, thjeshtë me të drejtë. Pak ose shumë, katër ose dy vjet nuk kanë rëndësi më shumë se të vërtetën që ai s’ka për t’a marrë vesht kurrë.Nuk do t’a kuptojë asnjëherë pse ai i lejoi vetes të bëjë një dicka që ia vodhi lirinë e tij dhe e bëri me dosje .Ky dimër do jetë një sfidë për të nën nervozën qe do t’a gërryejë pandërprerë dhe s’do ketë askënd afër për t’a sqaruar se përse ai u bë me gjithë të tjerët protagonistë i një ngjarjeje që e bëri në emër të dickaje që edhe ai nuk e di, aq më tepër e lanë vetëm, e braktisën.Ai s’di më kujt t’i kërkojë llogari.Edhe Sançot tjerë që do t’a pësojnë , do kenë të njëjtën ndjenjë.
Panço emri i të cilit ngjan me personazhin e Servantesit është penduar.Secili njeri që kryen një akt brutal i bie pishman, por…
Por kush e mbron sot Pançon ?! Kush e nxiti Pancon dhe me cilin sot ai është më shumë i nervozuar, me vendimin e gjykatës apo me ata që e nxitën dhe e lanë të vetëm të përballet me gjyqësinë.
A ishte Panco dhe shumë Panco tjerë viktima të një manipulimi, ky është misteri që mbërthen tërë këtë histori të trishtë .
Sa njerëz të manipuluar nga politika u burgosën në procese zgjedhore dhe u ndjenë të vetmuar dhe shfrytëzuar më pas.A i mbrojtën ata për të cilët ata i kryen këto akte të ulëta.
Secili nga ne duhet që përmes Panços dhe historisë së tij brutale, të ruajë nervat, të ruajë qetësinë , të dërgojë në djallë gjithë ata që tentojnë të manipulojnë për të realizuar qëllimet e veta dhe të hudhin si plaçkë.
Pançon sot nuk e mbron më askush.Ai do vuajë dënimin që kishte mundur t’a shmangte , por tashmë është vonë për të dhe për vitet e tij që perëndojnë në qelitë e ftohta .

Comments