PDSH hyn në Qeveri në vend të Aleancës për Shqiptarët?

Partia Demokratike Shqiptare do të jetë partneri i ri në Qeveri, duke zëvendësuar kështu Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës.
Këto ndryshime në partneritetin në qeverisje vijnë si rezultat i aleancave që APSH dhe partneri i VMRO-DPMNE, Besa kanë bërë për në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Koalicionet mes këtyre partive kanë dështuar në zgjedhjet e kaluara, pasi nuk arritën të tejkalonin disa papajtueshmëri ideologjike, e të tjera, ndërsa tani ambicia për pushtet mesa duket i kapërceu të gjitha barrierat.
Lajmet për koalicionime në komuna të ndryshme, aty ku kandidatët e Besës janë në rrezik Besa e paralajmëroi që të dielën, ndërsa dje-e martë përfaqësues të kësaj partie përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale bënë zyrtare lajmin.

