Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës Çair Visar Ganiu po merr mbështetje të fortë nga personalitete të njohura shqiptare.
Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri në profilin e tij në Facebook numëron arsyet pse mbështet Visar Ganiun e jo kundërkandidatin e tij.
Zekiri thotë se me Visarin në krye komuna e Çairit do të ndryshojë për të mirë sepse ka kapacitet dhe dije për ta udhëhequr komunën.
Sipas deputetit Zekiri arsye kryesore pse e mbështet Visar Ganiun është fakti se nuk duhet të lejohet të fitojë kandidat i cili ka mbështetjen e VMRO-DPMNE-së